
Tadashi Shoji rikthehet në pasarelë, këtë herë me një koleksion mahnitës, frymëzuar për koleksionin e ri pranverë/verë 2022, nga moda e viteve ’20.
Gjithçka në këtë koleksion, edhe mënyra se si u prezantua, na kthen 10 dekada pas, në realizimin e videove, por edhe modeleve dhe copave, duke guxuar në krahasim me 100 vite më parë, vetëm me ngjyrat sepse eleganca mbetet po ajo.
“Nëse jemi të pasur, mund të bëjmë gjithçka. Por edhe gjithçkaja ka një kosto. Me këtë studio të improvizuar, ne kemi dashur të sjellim një ambient miqësor. Ndaj mendoj që për ne, ky sezon, do të jetë mjaft i mirë dhe unë dua që klientët tanë të jenë të qartë për koleksionin që i ofrojmë”, tha ai.
Stilisti japonez prezantoi një koleksion të freskët, edhe pse frymëzuar nga moda e viteve 20, me fustane shumëngjyrëshe, ku spikasin lulet e dizajnet, dantellat e lehta apo prerjet e ngushta, xixat e thekët e gjatë.
73-vjeçari, thotë se pas 1 viti e gjysmë në pandemi dhe rikthimit sot në pasarelë, edhe fizikisht, është një moment i veçantë dhe këtë ka dashur të përcjellë edhe përmes këtij koleksioni.
“Ky koleksion përcjell dëshirën për të jetuar të gëzuar dhe për tju kthyer jetës normale. Edhe në vitet ’20 njerzit ishin të lumtur, të gëzuar. Ndaj nisëm të prodhojmë këtë koleksion”.
Kolesioni është shumë dimensional, veshje për përditshmëri, por edhe për mbrëmje, veshje elegante e klasike, fustane të punuar me kujdes me dorë, të thurur me gurë e temina, deri te fustanet e nusërisë.
Në koleksionin e Tadashi Shojit spikasin ngjyrat, kryesisht bluja dhe jeshilja, që duken se do të jenë edhe ngjyrat e pranverës dhe verës së vitit të ardhshëm. (A2 Televizion)