Java e pestë e Superiores nis me dy duele mbijetese

Nga A2 CNN
15 Tetor 2021, 15:51 | Futboll
Java e pestë e Superiores nis me dy duele mbijetese

Nga zona europiane, në luftën për mbijetesë. Në këtë fillim-sezoni, Laçi e sheh veten në pozita të pazakonta dhe kërkon kthesën, prej ndeshjes hapëse të javës së pestë të Superiores, ku do të luajë me Egnatian.

Kurbinasit synojnë fitoren e parë të këtij sezoni, ku deri më tani kanë regjistruar vetëm dy barazime dhe dy humbje. Fakti që luan përballë një prej skuadrave të ngjitura në elitë mund ta ndihmojë skuadrën e drejtuar nga Vukiçeviç që të ndryshojë ecurinë.

Misioni nuk është i lehtë, sepse rivalët nga Rrogozhina kërkojnë t’i japin vazhdimësi fitores së fundit me Kastriotin. Në ndeshjen tjetër të kësaj të shtune, në orën 13:45, krutanët e vendit të fundit luajnë me Skënderbeun, një tjetër skuadër që do të luftojë për të qëndruar mes më të mirëve.

Kampionati vijon të dielën me dy supersfida, ku Partizani ndeshet me Kukësin, ndërsa Teuta do të ketë përballë Tiranën. Java e pestë mbyllet me një tjetër përballje të madhe, me Vllazninë që luan përballë Dinamos, dy skuadra që me renditjen e deritanishme janë në garën për një biletë në kupat e Europës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos