
Kjo javë do të nisë me parlament për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.
Në seancën që zë fill në orën 10 të mëngjesit, në plan të ditës janë disa çështje për miratim.
Mes tyre është ngritja e grupit të punës për raportin e Dick Marty, mbi përfshirjen e politikanëve dhe pushtetarëve shqiptarë në aktivitetin kriminal të UÇK-së, gjatë luftës në Kosovë.
Gjithashtu, në planin e ditës do të jetë dhe miratimi i huasë 80 milionë-euroshe me bankën gjermane për zhvillimin në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës në disa Bashki të vendit, por dhe çështje të tjera. (A2 Televizion)