Kryeministri Edi Rama ka vijuar publikimin në rrjete sociale të fotove të disa strukturave spitalore të rikonstruktuara gjatë mandatit të tij të dytë në krye të qeverisjes.
Në foto e depos farmaceutike të QSUT, kreu i qeverisë shkruan se kush nuk e di nga është nisur nuk ka asnjë shans për të arritur atje kudo, duke pranuar gjithashtu që shërbimi spitalor ka ende probleme të mprehta.
“Shikojeni se si ishte depoja farmaceutike e QSUT 7 vjet më parë, një magazinë e ububushme ku mbaheshin jashtë çdo standardi ilaçet e spitalit qendror të Shqipërisë dhe ja si është sot, një depo farmaceutike spitalore e standarteve europiane.
Kush nuk e di nga është nisur, nuk e ka idenë ku është dhe as nuk ka shans të arrijë ku do, përkundrazi rrezikon të kthehet mbrapsht pa e kuptuar as vetë se si! Prandaj të jemi të pakënaqur me tëra problemet e mprehta që akoma ka shërbimi shëndetësor, por të jemi gjithashtu të bindur, se siç janë përmbysur realitete dramatike si kjo depo farmaceutike e plot të tjera, do të zgjidhen me radhë e me vullnet, punë, durim edhe problemet më të mprehta”, shkruan kreu i qeverisë. (A2 Televizion)