“Jelekët e Verdhë” në zgjedhjet europiane me 10 kandidatë

Nga A2 CNN
24 Janar 2019, 15:10 | Bota
“Jelekët e Verdhë” në zgjedhjet europiane me 10

Pas Francës, tani duan të përhapen në të gjithë Europën. Lëvizja “Jelekët e Verdhë” emëroi 10 kandidatë që do të marrin pjesë në zgjedhjet për Parlamentin Europian që zhvillohen në Maj.

Synimi është që lista të zgjerohet deri në 79 kandidatë. Lëvizja “Jelekët e Verdhë” nisi aktivitetin në nëntor me protestat masive dhe të dhunshme kundër vendosjes së taksës për karburantet.

Sipas një sondazhi të publikuar së fundi, partia e presidentit Macron do të fitojë zgjedhjet europiane në Francë, e ndjekur nga forca politike e ekstremit të djathtë të Marinë Lë Pen. Ndërsa “Jelekët e Verdhë” pritet të marrin 13% të votave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos