Shqiptarët shpenzojnë gjysmën e buxheteve për ushqim

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2018, 13:10 | Ekonomi
Shqiptarët shpenzojnë gjysmën e buxheteve për ushqim

Shqiptarët shpenzojnë shumicën e buxheteve familjare për t’u ushqyer.

Për shumë prej tyre, të ardhurat e pakta kushtëzojnë vetëm plotësimin e nevojave bazë.

Të dhënat e Institutit të Statistikave, tregojnë se 44.1% e buxheteve familjarë shkojnë përushqim dhe pije joalkoolike.

“Shpenzimet e tua në krahasim me të ardhurat e një familje janë në një disnivel shumë të madh, dhe ky është një rregull i përgjithshëm që përfshin të gjithë, me sa kuptoj”, thotë një i ri i preokupuar nga situata.

Sipas të dhënave zyrtare, pas ushqimeve, grupi i dytë ku shkojnë të ardhurat e familjeve shqiptare janë shpenzimet për banesë, ujë, energji dhe qira me 14% të buxheteve të tyre mujore.


Shpenzojmë 4 herë më shumë për ushqim se BE

E në fakt, Shqipëria është një ndër shtetet, ku shpenzohet më shumë për të ushqyer, karakteristikë kjo e vendeve të varfra.

Krahasuar me mesataren e Bashkimit Evropian, ne shpenzojmë për ushqim 4 herë më shumë.

Rreth 11.1% shpenzon mesatarja e vendeve të BE-së. Sipas të dhënave të Institutit Evropian të Statistikave, në Greqi ushqimi zë vetëm 16.1% të buxhetit mujor të një familje, në Itali 13.1% dhe pesha bie më tej në vende më të zhvilluara si Franca e Gjermania. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos