Fundjavë protestash ka përfshirë Francën, ku jelekverdhët janë rikthyer në qendër të Parisit me veprimet e tyre shpesh të dhunshme. Policia ka shpërndarë turmën me gaz lotsjellës, ndërsa 90 vetë janë arrestuar.
7500 efektivë policie rrethuan qendrën e kryqytetit francez, ndërsa protestuesit tentuan të rrethojnë bulevardin kryesor në Champs Elysee, për të demonstruar për reformën e pensioneve. Dyqanet, qendrat tregtare dhe 30 stacione metroje u mbyllën nga Policia. Kjo është fundjava e 45 rresht që protestuesit, të njohur tashmë si “jelekët e verdhë” mbushin rrugët dhe sheshet, në një aksion që po bëhet gjithnjë e më i dhunshëm. (A2 Televizion)