Jeni kureshtarë? E dekoruar me 700 mijë gjethe ari, kjo është shtëpia më e shtrenjtë në Dubai

Nga A2 CNN
19 Qershor 2023, 21:47 | Lifestyle

Kur themi Dubai, pa dyshim na vijnë ndërmend sheikët e për rrjedhojë edhe jeta e tyre mjaft e shtrenjtë. Mirëpo, doni ta dini se deri ku ka shkuar luksi? Kjo shtëpi me vlerë 187 milionë euro është është e dekoruar me 700,000 gjethe ari dhe përmban gur italian me vlerë rreth 25 milionë euro. Edhe pse Emiratet e Bashkuara Arabe janë të mbushura me rezidenca luksoze dhe të shtrenjta, ky pallat i veçantë ka arritur të lërë në hije gjithçka.

E vendosur në lagjen Emirates Hills, kjo pasuri përfshin 70,000 metrash katrorë, pjesë e së cilës është edhe një fushë golfi. Megjithatë, ngjitur saj ka rreth 6,000 metra katrorë të disponueshme në shitje nëse pronarët do duan më shumë hapësirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos