Rroba banje për meshkuj, disa këshilla që mund të mos i keni menduar kurrë

Nga A2 CNN
19 Qershor 2023, 18:11 | Lifestyle
Rroba banje për meshkuj, disa këshilla që mund të mos i keni

Vera po vjen dhe sigurisht, jo vetëm vajzat, por edhe djemtë po bëhen gati për në plazh, për këtë arsye, para se të bëjnë gati valixhen, po ju sjellim disa këshilla që mund të jenë të vlefshme. Një gjë është e sigurt, do t’ju ndihmojnë të dukeni kurdoherë bukur.

Nëse jeni i gjatë dhe i hollë, ekspertët ju rekomandojnë që të shmangni pantallonat e ngushta  ose mbathjet e plazhit. Do t’ju bëjnë që të dukeni edhe më i dobët.

Nëse keni bark, zgjidhni pantallona stil Bermuda, pra që vijnë deri te gjunjët, jo shumë të shkurta, pasi do e nxjerrin në pah belin tuaj jo aq të hollë.

Ndërkohë, po ju sjellim një tjetër kriter i rëndësishëm përzgjedhjeje. Në çdo rast, është e vetëkuptueshme që keni nevojë për një rroba banje që thahet lehtë, prej pëlhure të lehtë, cilësore dhe të butë. Dhe prandaj ju rekomandojmë që të investoni, pasi janë në kontakt të drejtpërdrejtë me trupin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos