Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë zyrtarisht çift. Ata kanë hedhur poshtë çdo dyshim për rikthimin e tyre pasi janë fotografuar në një “arratisje romantike” në një vilë luksoze në Miami.
Jennifer Lopez u fotografua në ballkon me një fustan të gjerë ndërsa Ben mbante veshur xhinse gri dhe xhaketë blu.
Ribashkimi i çiftit pas 17 vitesh erdhi pas ndarjes së Lopez me Alex Rodriguez vetëm një muaj më parë.
Jennifer Lopez dhe Ben shijuan më herët një “arratisje” së bashku në një vendpushim luksoz skish në Montana dhe janë parë disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit, që nga koha kur kjo e fundit ka shpallur ndarjen me Rodriguez. Dyshja ishin fejuar në vitin 2002 por u ndanë zyrtarisht në 2004, duke shkaktuar jo pak bujë dhe diskutime në mediat rozë. (A2 Televizion)