U akuzua për ngacmim seksual ndaj një të mituri, Kevin Spacey rikthehet në ekran me një dramë mbi pedofilinë

Nga A2 CNN
24 Maj 2021, 14:14 | Showbiz
U akuzua për ngacmim seksual ndaj një të mituri, Kevin Spacey

Prej disa vitesh larg botës së kinematografisë pas akuzave të shumta për ngacmime seksuale, madje edhe ndaj një të mituri, aktori Kevin Spacey duket se do të rikthehet me një rol në një dramë ku trajtohet edhe pedofilia.

61-vjeçari do të luajë rolin e një efektivi policie që heton çështjen e një burri – të luajtur nga aktori italian Franco Nero – i cili mund të vizatojë portretet e njerëzve duke u dëgjuar zërin, edhe pse nuk sheh. Ai akuzohet pa të drejtë se abuzon me fëmijët.

“Jam shumë i lumtur që Kevin ka rënë dakord të marrë pjesë në filmin tim”, tha Nero për ABC News, i cili është edhe regjisori i këtij projekti.

https://a2news.com/2019/12/25/video-e-cuditshme-e-kevin-spacey-per-krishtlindje/

Që prej vitit 2017, kur në drejtim të tij u hodhën akuza për abuzime dhe sjellje të pahijshme nga më shumë se 20 burra, Spacey është para thuajse fare në jetën publike. Spacey i mohon të gjitha akuzat, mes tyre edhe të aktorit Anthony Rapp, i cili pretendon se është ngacmuar prej tij në vitet 1980, kur ishte 14 vjeç.

Gjatë kësaj periudhe, Spacey humbi rolin e si presidenti i SHBA në dramën e Netflix, “House of Cards”, ndërsa filmi “All the Money in the World”, u xhirua edhe një herë nga e para, me aktorin Christopher Plummer. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos