Jennifer Lopez shfaqet në Super Bowl së bashku me Ben Affleck

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2022, 14:42 | Showbiz

Çifti i famshëm i Hollivudit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, u panë gjatë finales së Super Bowl LVI, në rreshtin e parë të stadiumit SoFi, në Los Anxhelos. Dyshja - e quajtur me dashuri Bennifer nga fansat - po ndiqnin së bashku të tensionuar përballjen midis Cincinnati Bengals dhe Los Angeles Rams.

Jlo, e kombinuar me një këmishë me mëngë të shkurtra të fryra dhe xhinse blu me bel të lartë, tregoi edhe njëherë hiret e saj, teksa kërcente në krah trë Affleck, gjatë performancës së yjeve të Hip-hopit. Këngëtarja 52-vjeçare, u pa duke kërcyer edhe në një video të postuar në Instagram nga reperja Cardi B dhe bashkëshorti i saj Offset.

Ben Affleck dhe Jlo shfaqen së bashku në publik për të disatën herë tashmë, që pas rikthimit të bujshëm në vitin 2021. Jennifer - nëna e dy fëmijëve Emme dhe Max me ish-bashkëshortin Marc Anthony dhe Affleck - babai i Seraphina dhe Samuel, kanë kaluar muajt e fundit pushime të gjithë së bashku.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/14/pa-partneret-e-tyre-princi-harry-dhe-princesha-eugenie-shijojne-finalen-e-super-bowl/
https://a2news.com/2022/02/14/te-paharruar-nder-vite-artistet-qe-elektrizuan-skenen-ne-super-bowl/

A2 CNN Livestream

Latest Videos