Kina censuron “Friends”-at për shkak të gruas së Ross

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2022, 17:14 | Showbiz

Platformat e mëdha kineze kanë censuruar një episod të “Friends” për shkak të skenarit “pikant” të tij.

Bëhet fjalë për episodin e parë, ku Ross tregon se gruaja e tij e la për një tjetër grua. Skenat me diskutimet për këtë gjë janë fshirë të gjitha, ndërkohë që janë censuruar edhe biseda të tjera që kanë lidhje me seksin.

https://a2news.com/2021/05/29/rikthimi-i-friends-a-pati-nje-romance-mes-ross-dhe-rachel-jashte-kamerave-joey-i-nxjerr-zbuluar/

Seriali “Friends”, me protagonistë Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer është shumë popullor edhe në Kinë.

Transmetimi i tij në Kinë nisi në platformat Sohu dhe iQiyi, në vitin 2012, pa kurrfarë censure, deri në vitin 2013, kur dhe përfundoi marrëveshja e transmetimit. Pas suksesit që pati specialja “Friends: The Reunion”, ku 6 aktorët u bënë sërish bashkë për të kujtuar të veçanta nga xhirimet, platformat kineze blenë sërish të drejtat e transmetimit të këtij seriali.

https://a2news.com/2021/05/20/rikthehen-friends-hbo-max-publikon-trailerin-para-premieres-se-27-majit/

Duke nisur nga 11 shkurti, Bilibili, Tencent, Youku, Sohu dhe iQiyi ofrojnë sërish episodet e “Friends”, por kësaj radhe, të censuruara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos