Jepet drita jeshile, uji i centralit bërthamor të Fukushimës do të derdhet në det

Nga A2 CNN
4 Korrik 2023, 11:28 | Bota
Jepet drita jeshile, uji i centralit bërthamor të Fukushimës do

Një rregullator i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka aprovuar planet e Japonisë për të derdhur ujin e centralit bërthamor Fukushima në det.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, derdhja e ujit të centralit në det do të ketë një impakt të papërfillshëm në mjedis.

Drita jeshile e IAEA vjen në një kohë kur plani i Tokios është kundërshtuar nga Pekini dhe Seouli.

Godina e Fukushima-s nuk ka më hapësirë të mjaftueshme për të mbajtur ujin që përdorej dikur për të ftohur reaktorët nuklearë. Japonia nuk ka njoftuar ende një plan sesi do të bëhet derdhja e ujit dhe projekti ka nevojë po ashtu për një aprovim nga një tjetër rregullator.

Kujtojmë se në 2011, një cunami i shkaktuar nga një tërmet me magnitutë 9.0 përmbyti tre nga reaktorët e Centralit Bërthamor Fukushima. Ngjarja u cilësua si një nga katastrofat më të mëdha bërthamore në botë që pas Çernobilit.

Pas cunamit, mbi 150,000 njerëz u evakuuan nga zona e përjashtimit rreth e qark centralit, urdhër ky që mbetet ende në fuqi. Operacioni i pastrimit i ka kushtuar qeverisë së Japonisë triliona yen dhe pritet që të zgjasë për 40 vite. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/07/13/aksidenti-berthamor-ne-fukushima-tepco-denohet-me-95-miliarde-euro/
https://a2news.com/2021/04/13/japonia-do-te-hedhe-ne-det-ujerat-radioktive-te-fukushimes-protesta-te-forta-nga-kina-dhe-koreja-e-jugut/

A2 CNN Livestream

Latest Videos