Jeton me mamin dhe ka një kopje të librit të Hitlerit, kush është burri që goditi me shuplakë Macronin

Nga A2 CNN
9 Qershor 2021, 13:39 | Bota

Burri që goditi me shuplakë Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, është një 28-vjeçar që jeton me nënën e tij dhe që zotëron një kopje të librit të Adolf Hitler, “Mein Kampf”.

Sipas policisë franceze, i riu i identifikuar vetëm si Damien T., pasi goditi Macronin bërtiti “Montjoie Saint Denis”, një thirrje e vjetër mbretërore lufte.

https://a2news.com/2021/06/08/macron-goditet-me-shuplake-ne-fytyre/

Gjatë kontrollit në shtëpinë e Damienit, policia gjeti edhe armë, një flamur sovjetik, romane fantashkencë, novella grafike japoneze dhe lojra simulimi ushtarak.

Në profilin e tij në Instagram, 28-vjeçari shihet i veshur me armatura dhe duke mbajtur shpata. Sipas burimeve të “Le Parisien”, ai jeton në një botë paralele, të përbërë nga lojra me kostume dhe simulime betejash mesjetare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos