JLO mori vendimin më të papërshtatshëm për verën, por të gjithë po e komplimentojnë

Nga A2 CNN
21 Qershor 2023, 17:52 | Showbiz

Është një problem që shumica dërrmuese e grave e hasin: Të presin apo të mos presin baluke? Sigurisht, nuk është për t'u habitur pasi baluket arrijnë në një mënyrë magjike të ndryshojnë imazhin tonë pa ndikuar në gjatësinë e flokëve dhe na sigurojnë që të bëjmë një paraqitje më interesante dhe më me stil.

Nga ana tjetër, nëse flokët nuk janë të drejtë, kërkojnë edhe pak kohë për t'u stiluar dhe mund të jetë pak e bezdisshme, sidomos në muajt e verës kur gjëja e fundit që duam është që diçka të na prekë fytyrën. Balluket janë ideale për t'u prerë nga vjeshta e në vazhdim, ndërsa rekomandohet të lihen më të gjatë teksa i afrohemi verës në mënyrë që të kapen me pjesën tjetër të flokëve ose të futen pas veshit.

Për të gjitha këto arsye, vendimi i Jennifer Lopez për të prerë flokët e saj në mes të qershorit mund të mos jetë më i mençuri. E kemi fjalën sigurisht për JLo-n, e cila ka parukierë me vete çdo orë dhe moment, ndaj me siguri nuk do ta ketë edhe aq të vështirë ndryshimin e look-ut. Sido që të jetë, balluket e saj i shkojnë shumë dhe fotot e publikuara nga këngëtarja me siguri do t'i shtohen shumë tabelave të pinterestit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos