Piqué dhe partnerja e re, gati për të dhënë lajmin e rëndësishëm

Nga A2 CNN
21 Qershor 2023, 08:29 | Showbiz

Gerard Pique dhe Clara Chia po planifikojnë të martohen. Lajmi është përhapur nga mediat spanjolle dhe po bën xhiron e rrjetit edhe pasi modelja 24-vjeçare doli dje vetëm për drekë, ndërsa futbollisti shkoi në Miami për të pushuar me djemtë e tij.

Modelja kishte veshur një kostum të shkurtër të zi elegant, teksa tregoi fizikun e saj e veshur me një xhaketë sportive të zezë dhe pantallona të shkurtra, e shoqëruar me atlete komode teksa po dilte për drekë.

Ajo dhe Gerard zbuluan publikisht romancën e tyre, vitin e kaluar, pas ndarjes së futbollistit nga Shakira dhe burimet tani pohojnë për mediat spanjolle se ish-mbrojtësi i Barcelonës është tashmë në punë me përgatitjet e dasmës dhe se njoftimi do të vijë shumë shpejt.

“Gerard Pique dhe Clara Chia do të kurorëzohen. Ish-futbollisti dhe e dashura e tij kanë marrë këtë vendim shumë të rëndësishëm. Ata kanë planifikuar gjithashtu momentin ideal për të bërë publik lajmin e mirë. Njoftimi do të bëhet në një datë tjetër të rëndësishme për Piquen, përkatësisht në ditën kur vëllai i tij Marc, do të martohet me të dashurën e fëmijërisë Maria, më 24 qershor”, u shpreh burimi për mediat spanjolle. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos