Jo dhe aq miqësore… Futbollisti uellsian rrëzon Manajn dhe trajnerin Reja

Nga A2 CNN
5 Qershor 2021, 19:32 | Futboll

Një episod aspak i zakonshëm ka ndodhur në ndeshjen miqësore Uells-Shqipëri.

Pas një dyluftimi pranë vijës anësore të mesfushës mes Manajt dhe një lojtari të Uellsit, ky i fundit shtyu sulmuesin, në afërsi të stolit kuqezi, duke rrëzuar edhe trajnerin Edi Reja.

Reja dhe i gjithë soli i kombëtares protestoi për këtë veprim, me arbitrin që e ndëshkoi me karton të verdhë uellsianin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos