
Ëndrra e Ajax u shua në minutat e fundit para finales së madhe të Champions League, por yjet e këtij ekipi janë me valixhe në duar në prag të merkatos së verës.
Një ndër më të kërkuarit është kapiteni i Ajax-it De Ligt për të cilin është folur se është arritur marrëveshja me skuadrën e Barcelonës.
Megjithatë, sipas “Mundo Deportivo” mbrojtësi po kërkon të arrijë një kontratë sa më të mirë me skuadrën spanjolle dhe në të njëjtën kohë ka lënë dyert e hapura edhe për mundësi të tjera.
Një tjetër opsion i mundshëm për të është edhe skuadra e Juventuesit, ku bardhezinjtë kanë shfaqur interes, por janë janë pas Barcelonës për arritjen e një marrëveshje. (A2 Televizion)