Jo vetëm në Kubë, diplomatët amerikanë sëmuren dhe në Austri

Nga A2 CNN
18 Korrik 2021, 08:56 | Bota
Jo vetëm në Kubë, diplomatët amerikanë sëmuren dhe

Qeveria amerikane po heton me seriozitet një seri incidentesh shëndetësore në kryeqytetin austriak që ka përfshirë diplomatët e saj dhe pjesën tjetër të stafit.

Më shumë se 20 diplomatë amerikanë kanë raportuar simptoma të njëjta me të ashtuquajturën “Sindroma e Havanës” që kur presidenti Joe Biden mori detyrën në janar të këtij viti. Kjo sindromë është ende e pashpjeguar, por shkencëtarët amerikanë dyshojnë se ajo është shkaktuar nga rrezatime mikrovalësh të drejtuara.

Rastet e para të kësaj “sëmundje” u raportuan në Kubë në vitet 2016-2017. Diplomatët amerikanë në Havana në atë kohë u ankuan për humbje ekuilibri, dëgjimi dhe ankth. SHBA akuzoi Kubën për këto “sulme”, gjë që u mohua kategorikisht, duke çuar në rritjen e tensioneve mes dy vendeve.

Rastet e ngjashme në Vjenë u raportuan për herë të parë nga gazeta “New Yorker” të premten dhe më pas u konfirmuan dhe nga Departamenti i Shtetit që shtoi se një hetim ka nisur për rastet në fjalë.

Vjena për një kohë të gjatë ka qenë qendër e aktiviteteve diplomatike dhe ka pasur një reputacion si qendër e spiunazhit gjatë Luftës së Ftohtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos