
Producenti dhe aktori protagonist në “Space Jam: A new legacy”, Don Cheadle, tha se Lebron James e mori shumë seriozisht punën dhe xhirimet e filmit.
“Kishte shumë për të bërë, jo thjesht të qëndronte në set. Por ai duhet të punonte shumë me ekipin, të praktikohej dhe të stërvitej po ashtu. Ju e dini që ai ka pasur probleme me një dëmtim. Por e pamë që ai përkushtohej çdo ditë, punonte 12 deri në 14 orë dhe ishte gati për të gjithë ne. Ishte i jashtëzakonshëm”, tha Cheadle. (A2 Televizion)