Joe Biden merr vaksinën ndaj koronavirusit në transmetim "live"

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2020, 21:52 | Bota
Joe Biden merr vaksinën ndaj koronavirusit në transmetim

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, mori dozën e parë të vaksinës së tij Covid-19 në Newark, Delaware, të hënën gjatë një transmetimi televiziv "live".

Presidenti i zgjedhur amerikan shoqërohej nga gruaja e tij Jill dhe e mori vaksinën në spitalin ChristianaCare nga mjekja Tabe Masa.

Kur Biden u pyet prej saj nëse ai dëshironte që të numëronte deri në tre para se të merrte vaksinën, Biden u përgjigj prerë: “Jo, thjesht vazhdo kur të jesh gati".

Tri ditë më parë ishte zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, i cili mori dozën e parë të vaksinës së tij kundër Covid-19 në Spitalin Mjekësor, Walter Reed. Po ashtu, si Biden edhe Pence i bënë vaksinat publikisht, në një përpjekje për të rritur besimin në sigurinë e vaksinës, e cila do të vihet gjerësisht në dispozicion të publikut vitin e ardhshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos