Joe Biden viziton javën e ardhshme Europën, ndalesa në 3 shtete

Nga A2 CNN
3 Korrik 2023, 18:20 | Bota
Joe Biden viziton javën e ardhshme Europën, ndalesa në 3 shtete

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden do të nisë javën e ardhshme një tur 5 ditor në Europë, gjatë së cilit do të ndalojë në 3 shtete.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë do ta nisë vizitën e tij europiane më 9 korrik, me ndalesën e parë në Londër, ku pritet të takohet me mbretin e ri dhe kryeministrin Sunak. Në njoftimin e administratës Biden mësohet se Biden do të diskutojë me liderët britanikë për forcimin e marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve.

Më pas, presidenti Biden do të shkojë në Vilnius të Lituanisë për të marrë pjesë në takimin dyditor të nivelit të lartë të NATO, temë kryesore e të cilit është lufta në Ukrainë dhe përgjigja e përbashkët e 31 vendeve anëtare ndaj agresionit rus.

Pas samitit të NATO-s, Biden udhëton për në Helsinki, për të shënuar anëtarësimin e Finlandës në aleancën ushtarake në prill të këtij viti dhe për të zhvilluar takime me udhëheqësit e vendeve nordike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos