All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Jonson pas takimit në Bruksel: Përgatituni për një dalje nga BE pa marrëveshje tregtare

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2020, 22:17 | Bota
Jonson pas takimit në Bruksel: Përgatituni për një dalje nga
All - Paragraf - 1

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson bëri komentin e parë pas takimit me presidenten e KE, Von Der Leyen ku pranoi se ekziston një "mundësi e madhe" që Mbretëria e Bashkuar të dështojë në arritjen e një marrëveshje tregtare me BE pas Brexit.

Në daljen e tij për mediat, Jonson tha se është koha që sipërmarrjet dhe njerëzit të përgatiten për një rezultat pa marrëveshje.

All - Paragraf - 3

Bisedimet vazhdojnë ende mes palëve, por kryeministri paralajmëroi diferenca të mëdha për të siguruar një marrëveshje.

Afati është duke përfunduar për të arritur një marrëveshje përpara se Mbretëria e Bashkuara të ndalojë së ndjekuri rregullat e tregtisë së BE më 31 dhjetor.

Javët e bisedimeve intensive midis zyrtarëve nuk kanë arritur të kapërcejnë pengesat në fushat kryesore, duke përfshirë rregullat e konkurrencës dhe të drejtat e peshkimit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos