Jordan Daci: Janë larguar disa gjyqtarë që nuk e meritonin dhe kanë mbetur disa matufë

Nga A2 CNN
10 Maj 2021, 22:18 | Aktualitet
Jordan Daci: Janë larguar disa gjyqtarë që nuk e meritonin dhe

Akuza të ashpra ka lëshuar juristi Jordan Daci në lidhje mes zbatimin e reformës në drejtësi dhe ndryshimet që po bëhen me institucionet e reja.

Daci deklaroi se nga sistemi i drejtësisë janë larguar disa gjyqtarë e prokurorë që nuk e meritonin dhe kanë qëndruar disa të tjerë që sipas tij nuk dinë të shkruajnë as shqip.

“Nuk kanë gjyqtarë për një pjesë të madhe të gjykatave. 75 gjyqtarë duhet të ketë në organikë vetëm Gjykata e Apelit të Tiranës, sot ka 8. Pothuajse të gjitha vendimit e shkallës së parë shkojnë në Apel dhe mund të flasim për 200 mijë çështje në vit. Se kush do i gjykojë se si do i gjykojnë nuk e di.

Ne me të vërtetë kemi thënë që duam reformë në drejtësi, por duhet të jemi realistë. Unë kam kritika të rënda ndaj disa gjyqtarëve, por mos të harrojmë një pjesë e gjyqtarëve që janë larguar, nuk duhet të ishin larguar dhe kanë mbetur në sistem disa matufë, në disa raste konkrete, që nuk dinë të shkruajnë shqip dhe që kanë përfunduar dhe në SPAK”, u shpreh Daci. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos