Jordani, furia e reshjeve mbyt 18 adoleshentë në Detin e Vdekur

Nga A2 CNN
26 Tetor 2018, 09:29 | Bota
Zona e Detit të Vdekur e përfshirë nga përmbytjet

Reshjet e furishme të shiut shkaktojnë një tragjedi fëmijësh në Jordani. Sipas autoriteteve të vendit në Lindjen e Mesme, 18 studentë rreth 14 vjeçar humbën jetën të martën e kaluar për shkak të lumit me ujë dhe baltë të gjeneruar nga reshjet e forta që u regjistruan në një zonë turistike të njohur për ujërat termale, pranë Detit të Vdekur.

Studentët dhe mësuesit e tyre ishin duke drekuar pranë autobusit që i shoqëronte kur papritur u përpinë nga uji, duke zhvendosur trupat tashmë pajetë edhe disa kilometra nga vendndodhja fillestare, sipas dëshmive të shumta.

Një nga mbijetuarit e vegjël

Shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar, dhe autoritetet nuk përjashtojnë viktima të mëtejshme që mund të dalin nga uji në ditët në vijim.

Operacionet e shpëtimit kanë qenë aq të  vështira sa jordanezët kanë kërkuar ndihmën e forcave të specializuara të Izraelit fqinj.

Fati i studentëve është përjetuar si tragjedi kombëtare në Jordani. Vetë mbreti Abdullah anuloi vizitën e tij zyrtare në Bahrain për të ndjekur personalisht operacionet e shpëtimit.

Pika ku ndodheshin studentët kur ndodhi tragjedia. Foto AP

Nuk është hera e pare që tragjedi të tilla ndodhin në Detin e Vdekur.  Në prill të këtij viti, 10 studentë izraelit humbën jetën për të njëjtin shkak, gjatë një ekskursioni në kodrat përreth.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos