Jozefina Topalli poston foto nga PD e blinduar: Pa fjalë

Nga A2 CNN
6 Janar 2022, 20:54 | Politikë

Ish-kryetarja e PD, Jozefina Topalli ka postuar në rrjetet sociale një foto që sipas saj është nga ambientet e brendshme të Partisë Demokratike.

Në foto shihen dyert e fortifikuara me çelik të selisë së PD, pothuajse të blinduara, të cilat janë vendosur në ditët e fundit.

Dy ditë më parë, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se në selinë e Partisë Demokratike po kryen punime për restaurimin e saj.

Ndryshimet kaq të forta të sigurisë në PD vijnë përpara protestës së të shtunës së mbështetësve të Sali Berishës, për të cilët ka përfunduar dhe afati i lënë Lulzim Bashës për t’u larguar nga selia. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/06/rama-citon-dostojevskin-per-te-ironizuar-krizen-ne-pd/

A2 CNN Livestream

Latest Videos