Juani kinez arrin në nivelet më të ulëta kundrejt dollarit amerikan

Nga A2 CNN
28 Shtator 2022, 09:08 | Bota
Juani kinez arrin në nivelet më të ulëta kundrejt dollarit

Juani kinez ka arritur nivele rekord të ulëta ndaj dollarit amerikan në rritje. Juani kinez i tregtuar ndërkombëtarisht ra në nivelin e tij më të ulët që nga të dhënat e vitit 2011. Monedha vendase e Kinës arriti gjithashtu pikën e saj më të dobët që nga kriza financiare globale e vitit 2008.

Kjo vjen pasi dollari vazhdon të rritet në vlerë kundrejt monedhave të tjera kryesore, pasi banka qendrore amerikane ngriti përsëri normat e interesit në fillim të këtij muaji.

Ndërkohë të mërkurën, indekset e tjera kryesore të bursave në të gjithë Azinë, ranë ndjeshëm.

Banka qendrore e Kinës është përpjekur të ngadalësojë rrëshqitjen e juanit. Banka Popullore e Kinës (PBOC), gjithashtu, shkurtoi sasinë e valutës së huaj që bankat duhet të mbajnë.

Shumë investitorë e shohin dollarin si një vend të sigurt për të vënë paratë e tyre në kohë krize.

Kjo ka ndihmuar në rritjen e vlerës së tij kundrejt monedhave të tjera, duke përfshirë paundin britanik, i cili arriti në nivelin më të ulët historik kundrejt dollarit të hënën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos