
Presidenti i Bolivisë, Evo Morales njofton se do të kërkojë zgjedhje të reja në vend pas raportit të Organizates së Kombeve të Bashkuara ku bëhej thirrje për anulimin e votës së 20 tetorit, pasi ka gjetur parregullsi në proces.
Morales shtoi se do të zëvendësohen edhe anëtarët e Gjykatës Zgjedhore, të cilët janë vënë në shënjestër nga turma e protestuesve që mbështesin opozitarin Carlos Mesa, i cili gjithashtu nuk e njohu rezultatin dhe kërkoi moskandidimin e Presidentit Morales në zgjedhje, pas përfshirjes së tij në manipulimin e procesit.
Gjithçka zuri fill në momentin e ndalimit të procesit të numërimit elektronik nga presidenti kur kandidatët ishin në balotazh. Pak më herët, presidenti Morales iu bëri thirrje OKB dhe Papa Françeskut të ndërhyjnë për qetësimin e situatës. Protestuesit, ndërkohë, vunë në shënjestër një sërë anëtarësh të qeverisë përfshi edhe vetë motrën e Morales, duke i djegur shtëpinë. (A2 Televizion)