Sulmohen ushtarët italianë në Irak, 5 të plagosur

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2019, 20:05 | Bota
Sulmohen ushtarët italianë në Irak, 5 të plagosur

Ushtarët italianë në Irak kanë re pre e një sulmi me eksploziv të dielën, ku për pasojë 5 prej tyre kanë mbetur të plagosur, nga të cilët 3 në gjendje më të rëndë.

Lajmi është dhënë nga ministria italiane e Mbrojtjes, e cila ka bërë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Palkana.

Pesë ushtarët e plagosur u evakuuan menjëherë me anë të një helikopteri të forcave amerikane, duke u transportuar në spital. Trupat italiane ishin duke zhvilluar një stërvitje kur shpërtheu bomba.

Për këtë ngjarje të rëndë reaguan edhe Presidenti italian Mattarela, Kryeministri Conte dhe ministri i Mbrojtjes, të cilët thanë se po ndjekin me vëmendjen situatën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos