Reali triumfon 2-0 në “El Clasico” dhe i merr kreun Barçës

Nga A2 CNN
1 Mars 2020, 22:54 | Futboll

Reali i Madridit ka triumfuar në “El Clasico”-n ndaj Barcelonës 2-0, me një gol të shënuar në pjesën e dytë nga braziliani Junior Vinicius, dhe në fundin e ndeshjes nga Mariano.

Skuadra e Zidane ishte më kërkuese në ndeshjen e zhvilluar në “Bernabeu”, ndërsa në anën tjetër, Messi u ndje pa mbështetjen e duhur nga shokët e tij të skuadrës.

Vinicius realizoi golin e parë në minutën e 71, pas një asisti nga Kroos, duke u bërë lojtari më i ri që shënon në “El Clasico” në shekullin XXI. Braziliani është 19 vjeç e 233 ditë, ndërsa theu rekordin e Messit, i cili ka realizuar golin e parë ndaj Realit kur ka qenë 19 vjeç e 259 ditë.

Në fundit e ndeshjes, ishte Mariano që e vulosi rezultatin e ndeshjes në 2-0. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos