Zyrtare: Orges Shehi, trajneri i ri i Kukësit

Nga A2 CNN
2 Mars 2020, 12:28 | Futboll
Zyrtare: Orges Shehi, trajneri i ri i Kukësit

Orges Shehi është trajneri i ri i Kukësit. Ish-trajneri i Skënderbeut ka firmosur një kontratë që do të zgjasë deri në vitin 2021.

“Klubi i Kukësit njofton se ka arritur marrëveshjen me trajnerin Orges Shehi për të marrë drejtimin e skuadrës. Pas bisedimeve që klubi ka pasur me teknikun, është gjetur gjuha e përbashkët dhe Shehi ka firmosur me Kukësin deri në verën e vitit 2021! Në ambientet e “Air Albania”, Shehi është prezantuar nga administratori Lavdrim Gjici dhe drejtori sportiv, Nderim Nexhipi. Shehi në karrierën e tij futbollistike ka arritur të fitojë trofe të shumtë me Skënderbeun si edhe numëron paraqitje në grupet e Ligës së Europës. Aventura si trajner nisi një vit më parë, kur për një sezon drejtoi skuadrën e Skënderbeut. Klubi i uron Shehit mirëseardhje dhe suksese në krye të stolit të Kukësit”, lexohet në njoftimin e Kukësit.

Vetë Shehi deklaroi: "Suksesi është i rëndësishëm për një trajner. E zgjodha Kukësin sepse është një skuadër e madhe. Është arritje personale. Me shtyu cilësia e klubit dhe lojtarit. Është e rëndësishme të kesh grupin. Kam qenë pa skuadër këto kohë, isha si analist në një studio dhe e kam ndjekur Kukësin”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos