Juventus dështon sërish në Evropë

Nga A2 CNN
9 Mars 2021, 23:50 | Futboll
Juventus dështon sërish në Evropë

Juventus arriti të fitojë ndaj Portos 3-2, por ky rezultat e detyroi që t'i jepte lamtumirën aventurës në Champions League.

Bardhezinjtë kishin humbur në Portugali 2-1 dhe e mbyllën kohën e rregullt duke fituar me të njëjtin rezultat, duke e çuar ndeshjen në shtesë.

Porto kaloi fillimisht në avantazh me një 11-metërsh të shënuar nga Sergio, ndërsa Chiesa përmbysi rezultatin me dy gola.

Në 30minutat e shtesës, edhe pse me një lojtar më shumë sesa kundërshtari, ekipi i Andrea Pirlos nuk përfitoi dot, madje pësoi golin e barazimit 2-2 pas një goditje dënimi të Sergios.

Disa sekonda më pas, Rabiot shënoi golin e 3-2, por 4 minutat e mbetura nuk i mjaftuan Juventusit që të shënonte golin e kualifikimit.

Porto në çerekfinale, Juventus në shtëpi... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos