
Juventus mori një fitore mes vuajtjesh përballë Sassuolos, pasi e mundi atë 2-1 në transfertë.
Një triumf që erdhi me përmbysje për skuadrën e Massimiliano Allegri, pasi e pa veten në disavantazh që në minutën e 38, pas një goli nga Raspadori.
Megjithatë, edhe kundërpërgjigjja e bardhezinjve ishte e shpejtë, fillimisht Dybala dhe më vonë Kean bënë që çdo gjë të ishte më e thjeshtë për “Zonjën e Vjetër”, e cila aktualisht blindon vendin e katërt dhe pse jo, kërkon të kapë dhe Napolin e vendit të tretë.
Me golin në ndeshjen ndaj Sassuolos, argjentinasi Dybala barazon Cristiano Ronaldon në vendin e 10 të renditjes së golashënuesve të Juventusit, me 81 gola. (A2 Televizion)