Juventus rikthehet te fitorja, Ronaldo nuk gabon nga pika e bardhë

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2020, 14:27 | Futboll
Juventus rikthehet te fitorja, Ronaldo nuk gabon nga pika e bardhë

Juventusi është rikthyer shumë shpejt te fitorja në kampionatin italian të futbollit duke mposhtur në ndeshjen e radhës ekipin e Fiorentinës 3-0, i cili gjatë këtij sezoni nuk ka shfaqur një formë shumë të mirë.

Një penallti në pjesën e parë dhe një tjetër në të dytën, të realizuara nga i përhershmi Ronaldo dhe një gol në minutat e fundit nga De Ligt i dhanë 3 pikë bardhezinjve, që kthehet te fitorja pas humbjes zhgënjyese ndaj Napolit një javë më parë.

Me këtë fitore djemtë e Sarrit shtojnë dhe më tej presionin ndaj Interit, i cili do të luajë në mbrëmje transfertën përballë Udinezes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos