Juventus zgjedh trajnerin për sezonin e ardhshëm

Nga A2 CNN
28 Prill 2021, 12:52 | Futboll
Juventus zgjedh trajnerin për sezonin e ardhshëm

Edhe pse drejtuesit e Juventusit janë shprehur se Andrea Pirlo do të jetë sërish trajner i bardhezinjve nëse arrin të kualifikohet në Champions League, mediat sportive italiane shkruajnë se klubi torinez ka vendosur tashmë se kush do të jetë në pankinë.

Madje, nëse të dielën Juventus nuk fiton as kundër Udinese, drejtuesit kanë gati Igor Tudor për ndeshjet e fundit të sezonit, në pritje të Massimiliano Allegrit për sezonin e ri.

Allegri ka dy vite pushim, që kur u largua pikërisht nga Juventusi, kur kërkoi një ndërhyrje të thellë në organikën e lojtarëve, ndërkohë që drejtuesit mendonin se kishte nevojë për vetëm disa ndryshime të vogla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos