Zyrtare: Bayern München zgjedh trajnerin e ri

Nga A2 CNN
27 Prill 2021, 10:59 | Futboll

Bayern München ka emëruar Julian Nagelsmann si trajnerin e ri të skuadrës. 33-vjeçari, i lindur në Bavari, do të lërë skuadrën e tij aktuale, Leipzig, në 1 korrik të këtij viti, pasi ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me kampionët e Gjermanisë, deri në 30 qershor 2026.

Në njoftimin zyrtar, Bayern thotë se ka rënë dakord me kërkesën e bërë nga trajneri aktual, Hansi Flick, për të mbyllur kontratën me Bayern më 30 qershor 2021, 2 vite para afatit zyrtar.

Flick e bëri këtë kërkesë pas eliminimit nga Champions League në fazën çerekfinale. Vitin e kaluar, nën drejtimin e tij, Bayern fitoi turneun europian, por këtë sezon u eliminua para kohe edhe nga Kupa e Gjermanisë, ndërsa është 3 pikë larg fitores së titullit kampion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos