Vllaznia në klasiken me Tiranën, Partizani përplaset me Laçin

Nga A2 CNN
28 Prill 2021, 08:24 | Futboll
Vllaznia në klasiken me Tiranën, Partizani përplaset me

Kategoria Superiore është në fazën e saj të fundit dhe kanë mbetur edhe 7 ndeshje nga përfundimi i sezonit. Klasifikimi udhëhiqet nga Vllaznia, që ka 53 pikë, po aq sa Partizani.

Skuadrën shkodrane e pret sot një përballje mjaft e fortë, pikërisht klasikja me Tiranën, që luhet në kryeqytet, në orën 16:00.

Partizani në krahun tjetër shpreson të ruajë formën e mirë prej 3 fitoresh radhazi, por nuk do ta ketë aspak të lehtë, në një transfertë siç është ajo e Laçit.

Teuta, që mban vendin e tretë, vetëm një pikë pas kryesuesve, kërkon të ruajë hapin e tyre dhe për këtë do të përpiqet të shfrytëzojë krizën e Kukësit.

Apolonia e vendit të fundit ndeshet me Kastriotin, ndërsa Skënderbeu dhe Bylis kanë një duel direkt për mbijetesën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos