Real-Chelsea, përfundon pa fitues “raundi” i parë

Nga A2 CNN
27 Prill 2021, 22:53 | Futboll
Real-Chelsea, përfundon pa fitues “raundi” i parë

Ka përfunduar në barazim 1-1 ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League mes Real Madrid dhe Chelsea.

“Blutë” e Londrës kaluan të parët në avantazh me një gol të Pulisic, në minutën e 14, pas një topi të gjatë që gjeti të papërgatitur madrilenët.

Barazimi për ekipin e Zinedine Zidane erdhi në minutën e 29, me një akrobaci në zonë të Karim Benzema.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Varane rrezikoi me një goditje me kokë, pas krosimit të Toni Kroos nga këndorja, por topi përfundoi shumë pranë shtyllës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos