Sassuolo dhe më pas Atalanta i bënë dy dhurata Juventusit një ditë më parë, duke mposhtur respektivisht Interin dhe Lazion, dy ekipe në garë për titull me bardhezinjtë, të cilët tashmë janë në krye me 4 pikë diferencë, duke pritur të qetë Lecce-n.
Në këtë situatë, ylli i bardhezinjve, Cristiano Ronaldo ka gjetur kohë edhe të pushojë. Së bashku me partneren e tij, Georgina Rodriguez, ata zbarkuan me një jaht në brigjet e Viareggio dhe më pas pushuan në një hotel luksoz në Forte dei Marmi, shkruan TGCOM.
Juventusi do të luajë mbrëmjen e së premtes ndaj Lecces. Një sfide e lehtë në letër, por që pikët janë të domosdoshme për bardhezinjtë për të arritur te titulli i radhës. (A2 Televizion)