
Në tribunat e “Anfield Road”, në ndeshjen e fundjavës mes Liverpool-it dhe Tottenham, ishin të pranishëm edhe drejtues të Juventusit, të cilët sipas mediave angleze kishin mision të vëzhgonin nga afër disa lojtar.
Sipas “The Sun”, Juventusi është i interesuar për Christian Eriksen, të cilit i mbaron kontrata në qershor 2020, si dhe Son Heung-min, por edhe për Alderweireld. Me një afrim të mundshëm të koreanit do të zgjeronin edhe tregun në Azi. 27-vjeçari prej 5 sezonesh është pjesë e klubit nga Londra, por një ofertë e mirë e bardhezinjëve ndoshta mund ta bindë atë të ndryshojë ambient.
Po sipas “The Sun”, drejtuesit e Juventusit kanë vëzhguar nga afër edhe Salah edhe pse për të arritur te Egjiptiani, të paktën aktualisht, duke e vështirë. (A2 Televizion)