
Juventus gjeti fitoren, golat dhe qetësinë pas dy takimeve të Kupës së Italisë, një prej të cilave i kushtoi trofeun.
Skuadra e Maurizio Sarrit mundi pa vështirësi 2-0 Bolonjën dhe shkëputet përkohësisht me 3 pikë nga Lazio, që do të luajë këtë mërkurë për herë të parë në kampionat, një duel tepër të vështirë përballë Atalantës.
Për Juventusin u rikthyen te goli Cristiano Ronaldo, i cili realizoi nga pika e bardhë, dhe Paolo Dybala, me një gol siç vetëm ai di të shënojë. (A2 Televizion)