Milani, 4 gola në transfertë Leçes

Nga A2 CNN
22 Qershor 2020, 21:31 | Futboll
Milani, 4 gola në transfertë Leçes

Milani ka marrë 3 pikë në transfertën ndaj Leçes, në ndeshjen e parë pas ndërprerjes nga pandemia.

Kuqezinjtë fituan 1-4 ndaj një kundërshtari që bëri një paraqitje mjaft të dobët në stadiumin e boshatisur.

Castillejo ishte autor i golit të parë në minutën e 26, ndërsa pjesa e dytë nisi me golin e barazimit nga vendasit. Mancosu ekzekutoi në mënyrë perfekte një 11-metërsh, por vetëm kaq, pasi në vazhdim ishte Milani që realizoi edhe 3 gola të tjerë, me Bonaventura-n, Rebic dhe në fund Leao.

Pavarësisht 3 pikëve në transfertë, sërish Milani renditet vetëm në vendin e 7, larg objektivave të këtij sezoni.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të Serie A, Fiororentina dhe Brescia u ndanë me një barazim 1-1. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos