Tuci shkëlqen me Lokomotivën, Champions edhe më pranë

Nga A2 CNN
22 Qershor 2020, 14:23 | Futboll
Tuci shkëlqen me Lokomotivën, Champions edhe më pranë

Lokomotiva e Zagrebit, skuadra kroate në të cilën aktivizohen plot 4 futbollistë shqiptarë si titullarë, arriti një fitore tepër të rëndësishme përballë Hajdukut të Splitit.

Në fitoren 3-2 të skuadrës kryeqytetase, vendimtar ishte edhe goli i sulmuesit kuqezi, Indrit Tuci, që realizoi në mënyrë spektakolare në minutën 66 duke i dhënë një dorë triumfit me përmbysje të skuadrës së tij. Sfida kundër Hajdukut ishte një duel direkt për vendin e dytë, pozicion që siguron pjesëmarrjen në Champions League.

Me këtë 3-pikësh, Lokomotiva e Zagrebit renditet menjëherë pas Dinamos, e dyta në klasifikim, kur kanë mbetur edhe 6 javë për tu luajtur në kampionatin kroat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos