Lojtarët e Kukësit bojkotojnë stërvitjen, shkak rrogat e padhëna

Nga A2 CNN
22 Qershor 2020, 21:55 | Futboll

Në një moment kur janë e vetmja skuadër që mund të konkurrojë Tiranën për titull këtë sezon, lojtarët e Kukësit kanë bojkotuar stërvitjen dhe shkak janë bërë pagat e padhëna.

Lojtarët që nuk paguhen prej disa kohësh protestuan edhe refuzuan të dalin në stërvitje.

Pas ngjarjes, presidenti Gjici nisi menjëherë negociatat me lojtarët, duke u premtuar zgjidhje të shpejtë të çështjes financiare.

Ngjarja vjen vetëm pak orë pas humbjes në Laç, me diferencën nga Tirana që u rrit me 9 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos