5 lojtarë të Crvena Zvezdës, pozitivë me koronavirus

Nga A2 CNN
22 Qershor 2020, 12:59 | Futboll
5 lojtarë të Crvena Zvezdës, pozitivë me koronavirus

Probleme për Crvena Zvezdën. Ekipi i Beogradit, i drejtuar nga Dejan Stankovic dhe që u shpall kampion i Serbisë gjatë krizës së koronavirusit, ka 5 lojtarë pozitivë me Covid-19.

Në 10 qershor, derbi Partizan-Crvena Zvezda u luajt me tifozë. Mbi 25 000 tifozë sollën në stadium atmosferën e përhershme, me flakadanët që ndërprenë ndeshjen në minutën e 32-të.

Në Serbi, eventet sportive me tifozë u lejuan duke nisur nga 1 qershori, por me kushtin që tifozët të qëndronin 1 metër larg njëri-tjetrit. Në këtë derbi, rregulli i 1 metrit nuk u respektua. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos