
Vlerësimi i parë mbi yllin e Barcelonës, argjentinasin Sergio Aguero, flet për një periudhë të domosdoshme pushimi nga fusha e blertë, pas episodit të ndodhur gjatë ndeshjes me Alaves, ku sulmuesi në minutat e fundit të pjesës së parë të lojës, u shtri në tokë, duke mbajtur një dorë në gjoks.
Vlerësimin e shpërndau vetë ekipi katalanas me një deklaratë zyrtare, që shton se “pas periudhës tre mujore do të vlerësohet efikasiteti i kurimit, për të përcaktuar procesin e rikuperimit”.
Një dëm sportiv i madh për një ekip në krizë rezultatesh si Barca, por skenat që tmerruan botën gjatë Europianit me danezin Christian Eriksen bëjnë të nevojshme marrjen e të gjitha masave parandaluese për të siguruar shëndetin e sulmuesit. (A2 Televizion)