Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar është një nga strukturat me të avancuara teknologjikisht të ndërtuara ndonjëherë. Por edhe ai mund të ketë problemet e veta, në disa raste edhe tejet të sikletëshme, kur je i vetëm në atmosferë.
Gjashtë astronautët që banojnë për momentin stacionin (tre amerikanë, dy rusë dhe komandanti italian, 4 meshkuj dhe dy gra) po kalojnë një situatë relativisht të vështirë nga momenti kur dy tualetet e stacionit nuk funksionojnë, dhe komshiu më i afërt është 400 kilometra... më poshtë.

Dy tualetet ndodhen secila në një nga modulet që përbejnë stacionin. Në modulin amerikan, me sa duket është prishur sistemi i kontrollit, kurse ai në modulin rus, thjesht ka... serbatorin plot.
Asgjë e pariparueshme, normalisht, aty ku çdo detaj studiohet imtësisht nga NASA dhe Agjencia Hapësinore ruse. Por për pak orë, astronautët janë detyruar të zbatojnë planin B, konkretisht, veshja e pelenave. (A2 Televizion)