All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Strehimi informal i turistëve, Telha: Nevojitet një mekanizëm monitorimi

Nga A2 CNN
21 Korrik 2023, 20:07 | Ekonomi
Strehimi informal i turistëve, Telha: Nevojitet një mekanizëm
All - Paragraf - 1

Eksperti për ekonominë, Ermal Telha, i ftuar në “A2 Business” nga Aurora Sulçe, ka folur në lidhje me informalitetin në sektorin e turizmit në vend, ku vihet re se në muajt e fundit, në vendin tonë kanë hyrë një numër i konsiderueshëm turistësh, por sipas shifrave zyrtare, vetëm 10 për qind e tyre janë akomoduar.

Kjo gjë, sipas Telhës, sado të jenë transit, është jashtë logjike që të futen aq shumë dhe të akomodohen vetëm 10 për qind e tyre, ndaj ai bëri thirrje për ngritjen e një mekanizimi monitorues për këto platforma online si AIRBNB në mënyrë  që të shmanget ky fenomen, pasi jo vetëm që i shkakton dëm buxhetit të shtetit, por po rrit edhe çmimet e qirave për vetë shqiptarët.

All - Paragraf - 3

Si shpjegohet diferenca e madhe mes personave që futen në vend dhe atyre që akomodohen?

Pjesa më e madhe e publikimeve në platformë është e pa monitoruar dhe e pakontrolluar nga strukturat përkatëse. Nuk mendoj se është shumë e vështirë të monitorohen këto objekte, duke qenë se jemi në epokën e teknologjisë digjitale.

Fakti që të hynë 600 mijë dhe të akomodohen 60 mijë kjo është jashtë çdo logjike. Sado të jenë transit, apo njerëz që vijnë nëpër njerëzit e tyre të njohur, sërish nuk bën sens që ky numër të përgjysmohet me nëntë herë. Pra 10 për qind

All - Paragraf - 6

Ndaj them se duhet një mekanizëm monitorimi që unë besoj se është i mundshëm. (A2 Televizion)

Ermal Telha
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos