
Kryeministri Rama mohon të ketë probleme me kadastrën pas kalimit të të gjitha shërbimeve online. Nën rreshta kreu i qeverisë pohon vështirësitë e vënies në lëvizje të një gjeje të re, ndërsa tregon se ky proces ka sjellë nervozizëm dhe agresivitet në drejtime të tjera.
"Çudi se faktet flasin ndryshe, nëse shihni volumin e shërbimeve të dhëna nga kadastra në raport me një vit më parë, është shumë më i lartë. Natyrisht që është një sistem që i nervozon noterët dhe shumë të tjerë që kanë qëndruar rreth e rrotull kadastrës si hiena janë, jo vetëm të nervozuar, por edhe të agresivizuar. Mbi të gjitha ky sistem do pak punë në fillim kur fillon ta përdorësh". (A2 Televizion)